Aksidentohet polici me motoçikletë zyrtare

Një zyrtar policor është aksidentuar sot me motoçikletë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të daljes Jugu – Prizren.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se i aksidentuari është dërguar në emergjencën rajonale në Prizren dhe pas trajtimit fillestar është dërguar për në QKUK në Prishtinë.
“Rreth orës 14:37, njësiti i motoçiklistëve përderisa ishte në përcjellje të biçikletave, njëri nga zyrtarët ka pasur një vetaksident trafiku me motoçikletë zyrtare të policisë, i njëjti është dërguar në emergjencën rajonale në Prizren dhe pas trajtimit fillestar është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, ka thënë ai.
Kelani ka shtuar se me rastin po merren hetimet e trafikut për të identifikuar shkaqet e aksidentit./21Media

Back to top button