Aksidentoi të miturin, arrestohet 23-vjeçari

I aksidentuari është jashtë rrezikut për jetë

Një person është arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Kukës, pasi ka aksidentuar një të mitur në shëtitoren e qytetit.

Sipas komunikatës për shtyp të policisë, në pranga ka rënë 23-vjeçari L. M., banues në fshatin Breg-Lumë të qytetit verilindor.

Teksa drejtonte automjetin e tij tip Ford,  aksidentoi 5-vjeçarin L.C. nga Kukësi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka marrë ndihmën mjekësore në spital, e më pas është larguar me prindërit e tij për në shtëpi.

Drejtuesi i mjetit tashmë pritet të akuzohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Back to top button