Aksidet në Bresje të Fushë Kosovës, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave, në rrugën Pejë-Prishtinë më saktë në fshatin Bresje.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Pejë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./21Media

Back to top button