Aksion i antidrogës në Prizren, arrestohen 5 persona

Policia ka njoftuar se një operacion të Antidrogës në Prizren janë arrestuar pesë persona.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e Policisë së Kosovës, Njësia në Prizren njofton se arrestimi i tyre është bërë në një operacion kontrolli në një shtëpi në Prizren dhe gjatë kontrollimit janë gjetur e sekuestruar dëshmitë/provat materiale si në vijim:
-14 qese substancë narkotike e dyshuar si kokainë me peshë prej 4.39 gramë
-67 qese substancë narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë prej 1.103.84
-5 telefona
-1 automjet.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?