Aksion i Policisë, arrestohet një i dyshuari për fajde

Policia e Kosovës ka zhvilluar hetim disamujorë dhe ka mbledhur prova e dëshmi të nevojshme, përfshirë edhe përdorimin e masave të fshehta teknike të hetimit. Si rezultat i veprimeve është arritur të sigurohen dëshmi ndaj të dyshuari B.B. në Viti për përfshirje në veprat penale “Fajdeja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërkaq, të premten me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme në vlerë prej pesë mijë euro, një pistoletë me gas, një pushkë gjuetie (me leje valide), një  pistoletë me një karikator dhe katër copë fishekë cal.9X19mm (me leje valide), 29 copë fishekë të pushkës së gjuetisë e kalibrit 12 mm, 61 copë fishekë të pistoletës e kalibrit 9X19 mm.

Policia njoftoi se i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Back to top button