Aksion i Policisë në 5 komuna, Prokuroria e Pejës urdhëroi bastisje dhe arrestime
Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka nisur një aksion të gjerë në 5 komuna të Kosovës.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi konfirmoi se aksioni po zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie.
Sipas Nikçit janë duke u bastisur 13 lokacione.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Tënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit”, tha Nikçi.
Ai tutje tregoi se janë sekuestruar armë, para dhe telefona
“Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, tha Nikçi./21Media