Aksion i Policisë në Prishtinë, ka të arrestuar
Policia e Kosovës sonte ka realizuar një operacion të koduar me emrin ‘’MARSI‘’ ku ka arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët ishin duke shkëmbyer substancën narkotike të dyshuar e llojit marihuanë me peshë 114 gram.
Në një komunikatë për media, Policia ka njoftuar se substanca është gjetur tek i dyshuari me iniciale A.H. ndërsa tre personat tjerë dyshohet se kishin qellim blerjen e substancës. Gjithashtu është kryer kontrollimi i banesës së të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 2 kg 158 gr. substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë dhe 1 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.
Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i banesës se dytë ku është gjetur dhe konfiskuar 240 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.
Policia në cilësi të provave materiale ka konfiskuar dhe sekuestruar:
Substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë gjithsejtë: 2 kg 512 gr.
Substancë e dyshuar narkotike të llojit Kokainë 1 gr.
Dy peshore digjitale.
Katër telefona celular.
Gjashtëqind e shtatëdhjetë euro.
Lidhur me rastin, me urdhër të organeve të drejtësisë është realizuar edhe kontrollimi i një shtëpie në Gjilan, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar./21Media