Aksion në Prizren- zbulohet një laborator droge, arrestohen tre të dyshuar
Policia e Kosovës (PK)- Njësiti i anti-drogës në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren po zhvillojnë një aksion në Prizren, në të cilin deri tani janë arrestuar tre të dyshuar dhe është zbuluar një laborator droge.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se aksioni është duke vazhduar.
“Mund të konfirmoj se deri më tani kemi të arrestuar 3 persona, aksioni po vazhdon”, tha Kryeziu.