Aksion në veri të Mitrovicës, konfiskohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës së bashku me Doganën kanë nisur një aksion në veri të Mitrovicës nën dyshimet për narkotik.

Fillimisht ishte ndërmarrë një hetim kundër narkotikëve ndërsa pas identifikimit dhe lokalizimit të shtëpisë së dyshuar në rrugën “Çeta e Minatorëve” janë gjetur dhe konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Më datën 09.05.2023 rreth orës 11:00 njësia e hetimeve kundër narkotikeve DRP-Veri e mbeshtetur nga njësitë e DRP-Veri pasë një pune hetimore – Operative ka arritur ta lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën “Çeta e Minatorëve” ky i dyshuari kishte pasur paisje për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë Elshani.

Nga njësitë e Doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i paisjeve:

Antiminer T9- 16 Copë

Antiminer S9 – 13 Copë

Kartela Grafike 4Gb 32 Copë

Kartela Grafike 8 Gb 33 Copë

Power Suplyer 10 Copë./21Media

Back to top button