Aksione të policisë në disa shtete evropiane
Arrestime në Britani dhe Gjermani
Zyrtarët të cilët janë duke zhvilluar hetime për sulmin terrorist në London Bridge kanë arrestuar një person tjetër në lindje të Londrës, për të cilin besohet se ka qenë i lidhur me sulmin e ndërmarrë më 3 qershor, si pasojë e së cilit u vranë tetë persona. Policia në Londër njoftoi se ka arrestuar një 19 vjeçar në Barking, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në planifikimin dhe nxitjen e sulmit. I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim me gjashtë persona tjerë, të cilët janë arrestuar më herët, shkruan rtv21.v
Në Gjermani, autoritetet kanë njoftuar për arrestimin e katër shtetasve të Sirisë, për të cilët besohet se kanë luftuar për një organizatë ekstremiste në vendlindjen e tyre. Ata akuzohen se kanë qenë pjesëtarë të një organizate terroriste, që në vitin 2012 i është bashkuar organizatës Fronti Al Nusra, që lufton në veri të Sirisë. Prokuroria gjermane njoftoi se ata kanë luftuar kundër forcave të qeverisë së Sirisë dhe kryengritësve kurdë./21Media