Aksioni i antidrogës, zbulon plantacion me 500 bimë kanabis në Gjilan dhe arrestohen tre persona
(Lajm i përditësuar)
Aksioni i antidrogës, zbulon plantacion me 500 bimë kanabis në Gjilan dhe arrestohen tre persona
Policia e Kosovës ka dal me njoftim për rastin e antidrogës në një fshat të Gjilanit.
Tre persona të dyshuar për këtë rast janë dërguar në mbatje për 48 orë me aktgjykim të prokurorit.
Kurse nga ky aksion është gjetur një plantacion rreth 500 bimë të kanabisit sativa të cilat sipas policisë kanë qenë të mbjellura në katër serra, është konfiskuar një armë e gjatë.
“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Gjilan, në koordinim e bashkëpunim me institucione tjera të sigurisë, arrijnë të loklizojnë një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit. Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi. Lidhur me rastin është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë dhe dëshi tjera, janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje për 48 orë. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti përfshirë shkatrrimin e lëndëve do të bëhet në koordinim me këto organe”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /21Media
Policia e AKI-ja me aksion antidroge në rajonin e Gjilanit
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës të Inteligjencës kanë ndërmarrë një aksion të gjerë për luftimin e lëndëve narkotike në rajonin e Gjilanit.
Fadil Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se me këtë rast janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e drogës.
Tre persona janë arrestuar deri më tash dhe është sekuestruar një armë zjarri, ka bërë të ditur ai.
Operacioni, në të cilin një rol kyç ka luajtur AKI-ja në identifikimin e personave të arrestuar dhe identifikimin e lokacioneve, është duke vazhduar.