Aksioni i djeshëm për falsifikimin e rezultateve zgjedhore, policia jep detaje

Më shumë se 100 persona u arrestuan ditën e djeshme, si të dyshuar për dallavere me vota në komunën e Prizrenit, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje. Përmes raportit ditor thuhet se në aksionin e djeshëm 109 persona janë arrestuar kurse njëri prej tyre dyshohet për kanosje.
“Qendra Komunale e Numërimit, Prizren 29.12.2025 deri me 02.01.2026. Janë arrestuar 109 të dyshuar pasi që të njëjtit dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit dhe njëri prej tyre dyshohet për kanosje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./21Media