Aksioni i Policisë vazhdon në Zveçan

Policia e Kosovës zhvilloi një aksion kundër kontrabandës në veri të vendit. Ky aksion, që është shtrirë në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Prishtinës Pejës e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, ka gjetur kundërshtim nga serbët në Mitrovicën e veriut.
Mediat serbe raportojnë se aksioni i Policisë për konfiskim të mallrave të kontrabanduara ka vazhduar në Zveçan.
Portali rtv21.tv vazhdimisht është duke provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, megjithatë ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje./21Media

Back to top button