Aksioni kundër fajdeve policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale fajde.
Në raportin 24 orësh policia njofton se të njëjtit dyshohet se kanë kanë ushtruar presion ndaj një viktime me qëllim të marrjes së interesit, duke i shkaktuar dëme materiale.
“FAJDE & ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE – Prishtinë 2023/2024. Më 19.09.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lart-cekura si dhe kanë ushtuar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit, duke i shkaktuar dëme materiale viktimës. Si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë. Katër të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./21Media