Aksioni në Kumanovë dhe Shkup, nëntë të dyshuar në paraburgim

Duke vepruar ndaj propozimit të Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, para gjykatësit të procedurës paraprake sot do të nxirren nëntë persona të dyshuar, një pjesë për veprën penale kontrabandim, kurse një pjesë për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike.
“Pas deklarimit të prokurorit publik kompetent dhe të dyshuarit në prani të mbrojtësve të tyre, sa i përket propozimit, gjykatësi i procedurës paraprake ka sjell vendim me të cilin e ka pranuar propozimin dhe tetë prej të dyshuarve u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, kurse njërit nga të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditësh”, u bë e ditur në njoftimin e publikuar në mbrëmje nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, transmeton TV21./21Media

Back to top button