Aksioni në veri, Sveçla: Pandalshëm do ta luftojmë krimin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në veri të Kosovës është zbuluar laborator droge me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht.
Sveçla ka thënë se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri, por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.

“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg”, u shpreh Sveçla./21Media
Back to top button