Aktakuza e plotë ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Sot në Hagë ka nisur seanca e parë e gjykimit në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ndërkaq është publikuar edhe aktakuza e plotë ndaj tyre, të cilën mund ta gjeni KËTU.
Sipas aktakuzës, “në mes prillit dhe shtatorit 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj bënë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë. Kjo sjellje tregon qartë synimin dhe motivin e tyre për të dëmtuar dhe penguar procedurat e DHS-së”.
Në konferencën përgatitore të mbajtur para një muaj është bërë e ditur se procesi i gjykimit ndaj Gucatit dhe Haradinajt synohet të përfundojë më 17 dhjetor të vitit 2021.
Akuza ndaj Gucatit dhe Haradinajt është konfirmuar më 14 dhjetor 2020. Ndërsa ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë./21Media
 

Back to top button