Aktakuzat e reja, Veseli deklarohet i pafajshëm
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli u deklarua i pafajshëm pas aktakuzës së re nga Gjykata Speciale.
“Deklarohem i pafajshëm”, tha Veseli, pasi paraprakisht pohoi se kishte marrë aktakuzën e re.
“Faleminderit Z. gjykatës. I kam lexuar. Vetëm kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt dhe ta kem të drejtën time ta shpreh pozitën time dhe pafajësinë time para qytetarëve të Republikës së Kosovës, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe para këtij gjyqi të nderuar. Faleminderit shumë”, shtoi
Tutje pasi gjykatësi lexoi të drejtat e tij, Veseli tha se do të kishte dashur që ato të mund t’i aplikonte.
“I nderuar Z. gjyqtar, ju falënderoj për të gjitha këto të drejta dhe kisha pasë dëshirë që këto të drejta të cilat i përmendët të kem të drejtë në këtë gjykatë edhe t’i aplikoj”, tha ai.
Paraprakisht, në Speciale u paraqit ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili u deklarua i pafajshëm./21Media