Aktakuzë kundër 73 personave për rastin “Karaçeva”
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër shtatëdhjetetre 73 personave – të pandehur lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’.
Sipas aktakuzës, të pandehurit F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N., Z.A., N.S., dhe F.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me mallra”.
Po ashtu, edhe të pandehurit me inicialet D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S., F.S., V.S., L.M., F.V., I.V., S.S., M.S., F.M. dhe B.F., akuzohen për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”.
Gjithashtu, të pandehurit E.K., F.S., R.S., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., A.Th., F.K. dhe L.S., akuzohen për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”.
Ndërsa, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.Rr., A.H., H.M. dhe J.B., kanë kryer veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Të pandehurit B.A. dhe B.B., akuzohen për shkak të veprës penale “Blerja pranimi, ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Të pandehurit N.L., F.L., Xh.K., A.S., A.Th., Y.F., L.G., D.H., I.K., M.L., B.G., Sh.I., M.M., Q.M., M.M, N.R., I.F., A.Th., V.B. dhe S.I., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Në shtatorin e vitit të kaluar, Policia dhe Prokuroria ndërmorën aksion në fshatin Karaçevë, që është në kufi me Serbinë, duke prishur një rrjet që organizonte ilegalisht lojëra të fatit. U prishën shumë ndërtesa, ndërsa u arrestuan shumë persona./21Media