Aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, kundër një personi me inicialet S.B. për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri me inicialet S.B. akuzohet se gjatë kohës së luftës, gjatë viteve 1998 – 1999, kishte marr peng dy viktima të rastit (bashkëshortë) T.K. dhe R.K., qytetarë të moshës 60 vjeçare, si dhe ndaj tyre kishte bërë trajtim çnjerëzor, maltretim fizik dhe psikik, ndërkaq ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bellopojë Komuna e Pejës./21Media

Back to top button