Aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë kundër tridhjetë e dy (32) të pandehurve për veprat penale në bashkëkryerje “Hyrja në sisteme kompjuterike’’, “Falsifikimi i dokumenteve” si dhe kryerja e veprave penale Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.
“Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, thuhet në njoftim.