Aktakuzë për krime lufte kundër popullsisë civile në Llashticë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.A. për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, lidhur me ngjarjet e luftës së viteve 1998–1999.

Sipas aktakuzës, S.A. akuzohet se më 30 prill 1999, në fshatin Llashticë të komunës së Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 13 civilëve shqiptarë dhe në plagosjen e katër personave të tjerë.

Prokuroria vlerëson se ekziston dyshim i bazuar mirë se i pandehuri ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në ekzekutimin e civilëve gjatë këtij aksioni.

Meqenëse S.A. është i paarritshëm për organet e drejtësisë, Prokuroria Speciale, në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që gjykimi të mbahet në mungesë.

Back to top button