Kaloni te përmbajtja kryesore

Aktakuzë për rastin e vrasjes së rëndë në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë

Pas një konflikti në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, me 17 prill 2021 kishte ndodhur një vrasje.
Prandaj, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.A që privoi nga jeta të ndjerin V.F.
”Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit Sh.A., në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria njofton opinionin se me datë 17 prill 2021, rreth orës 12 e 40 minuta në brendi të Tregut të Gjelbër në Mitrovicë, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri tek konflikti fizik, ku së pari i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, ndërkaq i pandehuri Sh.A., nxjerr revolen dhe e godet viktimën i cili ndërron jetë si pasojë e dëmtimeve të marra”, bëhet e ditur në komunikatë.
Tutje në komunikatë bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave të të pandehurit ishin plagosur edhe i dëmtuari L.F., si dhe kalimtari i rastit A.A.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale ”Vrasja e rëndë”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button