Aktive zjarret në Raoviq dhe Rakle

Ende janë aktive zjarret në Raoviq dhe Bukoviq (Saraj) dhe në rajonin e fshatrave Rakle-Nikodin-Toplicë në Prilep.
Zjarri në fshatin Raoviq dhe Bukoviq është në terren të paqasshëm drejt malit Osoj. Në terren janë ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (EMSH) dhe Armatës.
Zjarri në Rakle-Nikodin-Toplicë është me intensitet të dobët, në terren të paqasshëm. Nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) informuan se po vërehet vetëm tym (pa zjarr) në terren të lartë. Nga ekspertiza në vendin e ngjarjes nga ana e dy helikopetrëve nga NJZT-Prilep, u konfirmua se nuk ekziiston rrezik për ndonjë vendbanim. Në terren u dërgua një ekip prej shtatë punëtorëve.
Në këtë moment zjarri në vendin Goten, Berovë, është nën kontroll. Nuk ka rrezik për përhapje. Të gjitha ekipet do të jenë në terren gjatë ditës për shkak të kontrollit dhe pastrimit.
Zjarri, i cili u lokalizua në vendin Rada, mbi fshatin Patishka Rekë u lokalizua, por ka erë, e cila nuk e përhap në këtë moment. Në vendin e ngjarjes ka pesë persona nga vendgjuajtja Jasen, të cilët e ndjekin situatën, shkruan TV21./21Media

Back to top button