Aktorët e njohur të Bollywood-it u martuan, publikohen fotot e para
Aktorët e Bollywood-it , Katrina Kaif dhe Vicky Kaushal u martuan të enjten pas disa muajsh spekulimesh për lidhjen e tyre.
Çifti u martua në një kështjellë ekzotike të shekullit të 14-të në shtetin perëndimor të Rajasthan në një ceremoni të mbrojtur nga afër, ku morën pjesë miqtë e ngushtë dhe familja, transmeton rtv21.tv.
Aktorët postuan fotografitë e para nga dasma e tyre madhështore.
View this post on Instagram
Në frontin e punës, si Vicky Kaushal ashtu edhe Katrina Kaif po shijojnë suksesin e “Sardar Udham” dhe “Sooryavanshi”./21Media