Aktorët kanë disa fjalë pas fillimit të serialit “Pasionet e Fshehta”

Të hënën ka filluar sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta”.  Sezoni i dytë i serialit sjell një brez të ri aktorësh të cilët përballen me një krim tragjik që ka të bëjë me vdekjen e një personi, ky krim padyshim se trondit tërë familjen.
Në rrjetet sociale aktorët e serialit kanë shkruar disa fjalë përmes të cilave  kanë publikuar imazhe të reja që përmes tyre pak nga pak po zbulojnë pjesë të veçanta nga xhirimet e serialit.

“Kur nuk e kishim menduar kurrë se kjo do të përsëritej, është diçka unike dhe emocionuese për mua”, ka shkruar Natasha Klauss e cila në këtë serial luan rolin e “Saritës”.

“Duke festuar këtë nisje madhështore pas 18 vjetësh, familja ime e skifterëve”, ka shkruar Danna Garcia ose siç e njohin të githë “Norma”.

“Faleminderit, faleminderit, faleminderit të gjithëve që kanë mbështetur këtë projekt të mrekullueshëm! Faleminderit fansave! Kjo është falë jush”, ka shkruar Paola Rey e cila luan rolin e “Himenes”.

Ky serial po rikthehet pas gati dy dekadash me vazhdimin e historisë që magjepsi shikuesit midis tetorit 2003 dhe korrikut 2004 në transmetimin e tij të parë./21Media


 

Back to top button