Aktorët turq flasin pas lindjes së djalit: Ishte shumë stresuese
Aktorët, Hande Soral dhe Ismail Demirci 6 ditë më parë janë bërë prindër një djali.
Aktori Demirci në dalje të spitalit ku kishte shkuar për kontrollë të bebes, ishte ndalur nga gazetarët dhe ka thënë se ai ka qenë pranë Handes gjatë kohës kur po zhvillohej lindja, dhe sipas tij ky proces ka qenë shumë i vështirë për gruan e tij, mirëpo në të njëjtën kohë edhe me shumë emocion dhe stres.
Çifti kanë postuar fotografi edhe pas lindjes teksa kishte shkruar ”mirë se erdhe bir”.
Aktorja Soral ka theksuar se ajo dëshiron një familje të madhe.
“Nuk dua të jem nënë me një fëmijë. Motra është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë ajo.
Çifti djalin e kanë emëruar me emrin Ali./21Media
