Kaloni te përmbajtja kryesore

Aktori gjerman stërnip i Aleksandër Mosiut

 

Aktori gjerman, Gedeon Burkhard (1969), i njohur si aktorë filmi në mbarë botën, ka origjinë edhe shqiptare. Stërgjyshi i tij është aktori i madh, Aleksandër Moisiu, i cili në pjesën e parë të shekullit XX ishte aktori që dominonte skenat teatrore evropiane.

Gedeon e vazhdon traditën në familje të filluar nga stërgjyshi i tij shqiptar, të cilën e ka vazhduar nëna e tij, Elisabeth von Molo.

Ai është rritur si bilingual (gjermanisht dhe anglisht) kurse është shkolluar kryesisht në gjuhën angleze, së pari në Angli e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në filmografinë e tij radhitën mbi tetëdhjetë tituj, por njihet sidomos për paraqitjen në serialet e famshëm “Rex: A Cop’s Best Friend”, dhe atë italian “La Piovra” dhe në filmat “The Last Train”, dhe në të famshmin “Ingloriuous Basterds” të Quentin Tarantinos.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button