Aktori i ”Squid Game”, falenderoi shikuesit që e bënë milioner

Njëri nga yjet e ”Squid Game” ka befasuar ndjekësit e tij pasi i ka falënderuar ata që e kanë bërë atë “milioner”.
E gjith ky falenderim vjen si rezulatat i suksesit të papritur të shfaqjes së kësaj serie horrorr në Netflix.
Që kur u publikua më 17 shtator, më shumë se 111 milion familje janë akorduar në shfaqjen në gjuhën koreane, duke e bërë Squid Game shfaqjen më të suksesshme të shërbimit të transmetimit, duke tejkaluar ”Bridgerton”.

Seriali në të cilin konkurrentët luajnë lojëra për fëmijë me pasoja vdekjeprurëse në një përpjekje për të fituar miliona dollarë, është bërë një sensacion mbarëbotëror për shërbimin e transmetimit.
Seriali i Koresë së Jugut, i cili aktualisht është shfaqja më e transmetuar në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar ka nxitur edhe nxënësit për t’i përsëritur sjelljet e ngjashme si në film dhe me këtë rast shkollat atje, iu kanë bërë thirrje prindërve që t’i monitorojnë fëmijët e tyre./21Media

Back to top button