Aktori turk Erdem Yilmaz: Do të doja një nuse nga Kosova

Aktori i njohur turk Erdem Yilmaz i cili është pjesë e serialit turk “Kirik Hayatlar”, që po transmetohet edhe në RTV21, dha një intervistë ekskluzive për emisionin “IN&OUT”.
Ai nuk ishte i mbyllur për të folur edhe rreth jetës së tij personale, duke treguar kështu se nuk është në një lidhje dashurie.
“Kam pasur lidhje, dhe kam qenë i dashuruar, por kohën e fundit, nuk jam në lidhje, nuk kam të dashur”, ka thënë aktori.
I pyetur se a do ta donte një nuse nga Kosova, aktori turk ka thënë se nëse dashurohet nuk ka rëndësi se nga vjen ajo.
“Dashuria nuk ka kufij, nuk ka etnicitet, fe, apo nacionalitet. Mund të jetë një turke, shqiptare, apo çfarëdo tjetër dhe për mua kjo nuk ka rëndësi. Natyrisht që do ta dëshiroja. Së fundi, kulturat tona ngjajnë shumë. Prej ushqimit deri tek sjellja, ne ngjajnë shumë. Pse jo, do të dëshiroja të jetë edhe kosovare. Nëse jam i dashuruar, nuk ka rëndësi nga vjen ajo”, ka thënë Erdem Yilmaz.

Nga e hëna në të premten nga ora 20:00 në RTV21 mund ta ndiqni serialin turk “Kirik Hayatlar”, ku rolin kryesor, atë të Çinarit e luan aktori turk Erdem Yilmaz./21Media

Back to top button