Aktori turk përjashtohet nga seriali ”Sherbeti i Kuq”

Një zhvillim i papritur ka tronditur mediat turke dhe fansat e serialit të njohur “Kızılcık Şerbeti”. Aktori i njohur i ri Doğukan Güngör, i cili luante rolin e Fatih, është larguar nga seriali pas konfirmimit të rezultateve të testit të drogës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Pas konfirmimit të rezultateve, ekipi i produksionit të serialit vendosën të përjashtojnë aktorin nga seriali, duke i ndërprerë kontratën njëanshmërisht.
Lidhur me këtë rast aktori tha se ka pranuar gabimin e tij.
“Kjo është një periudhë shumë e vështirë për mua. Kam pranuar gabimin tim dhe kam bërë të gjitha shpjegimet e nevojshme për Prokurorinë dhe publikun. Tani po ndërmarr hapat e parë për një jetë të pastër. Por kam parë se disa institucione mund të jenë shumë të pamëshirshme. Besoj se çdo njeri meriton një shans të dytë, dhe i lë ata që më gjykuan tek ndërgjegjja e tyre dhe tek Zoti.”, tha aktori.