Aktorja e njohur për vdekjen e Astrit Ademajt: Nuk po muj me besu, herët bre na le
Aktorja dhe modelja e njohur kosovare, Arbnora Ademaj reagoi pas vrasjes së kandidatit të PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, të cilin e kishte familjar.
Ajo publikoi në rrjete sociale një fotografi të Astritit, ku la edhe një shkrim.
“Ah bre Astrit qe na kpute shpirtin, nuk po muj me besu , heret bre na le .U prefshe ne paqe “, shkroi ajo krahas postimit në facebook, ku e bëri të zezë edhe foton e profilit dhe të kopertinës.
Ndryshe, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, të dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, u vranë mbrëmë në afërsi të shkollës ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. I dyshuari që është në mbajtje është vëllai i të ndjerit Astrit Ademaj./21Media