Aktorja e njohur rezulton pozitive me Covid-19

Aktorja e njohur, njëherit fituesja e çmimit “Oscar”, Lupita Nyong’o është bërë artistja e fundit e cila ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kështu, asaj i është dashur që t’i anulojë intervistat për filmin e saj të ri “The 355”.
Vet Nyong’o e bëri të ditur këtë lajm.
“Edhe unë rezultova pozitiv me Covid-19. Jam e vaksinuar dhe tashmë jam izoluar, besoj që do të bëhem mirë. Ju lutem, bëni çfarë të keni mundësi të mbroni vetën dhe të tjerët”, ka thënë aktorja./21Media

Back to top button