Aktorja turke: Unë jam me origjinë arabe

Duke përshkruar vitet e fëmijërisë, aktorja e serialeve turke, Pinar Deniz bëri një rrëfim emocionues.
Aktorja e njohur ka treguar se me origjinë është arabe.
“Unë vij nga një familje me origjinë arabe, nuk kam ditur turqisht deri në shkollën fillore, kam folur arabisht”, ka thënë aktorja.
Duke shprehur mendimet e familjes së saj për aktrimin, Pinari tha “Mendova se ata nuk do ta trajtonin mirë aktrimin. Tani duke parë krenarinë në fytyrën e babait tim më bën të them, jam e lumtur që zgjodha këtë punë”.
Aktorja së fundmi ishte pjesë e serialit turk “Yargı”./21Media

Back to top button