AKTUALE: Kornizë e re për dialogun?! (Video)

Qeveria: Jemi të përkushtuar për marrëveshje me njohje reciproke
Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë e rezervuar në lidhje me porositë që mori nga këshilltarët e kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit Macron. Njoftimit se ata kanë propozuar një kornizë të re të dialogut, Qeveria i është përgjigjur se është e përkushtuar për dialog parimor dhe për një marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke. Se do të ketë kornizë të re, ka bërë të ditur Presidenti serb Vuçiq, ndërkohë që Beogradi zyrtar ka këmbëngulur se nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.(Përgatiti:Burim Zariqi,kamera: Arian Havolli)./21Media

Back to top button