Kaloni te përmbajtja kryesore

”Akuza për spiunazh ndaj gjyqtarit të Kushtetueses”, Elezi: Presidentja ka kryer vepër penale…

(Lajm i përditësuar)

”Akuza për spiunazh ndaj gjyqtarit të Kushtetueses”, Elezi: Presidentja ka kryer vepër penale…

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në emisionin “Click” në RTV21, ka ngritur alarmin për cenimin serioz të sigurisë në Kosovë, duke komentuar deklaratat e fundit të Presidentes së vendit Vjosa Osmanit për gjyqtarin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Radomir Llaban,

Sipas tij, kur akuzohet një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese për lidhje me spiunazh të huaj, dhe institucionet heshtin, kemi të bëjmë me vepër penale.

“Nuk e di nëse ka ndonjë nivel më të cenueshëm të sigurisë sesa kur kemi akuza publike nga krerët e shtetit se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është pjesë e një spiunazhi të huaj. Kjo është alarmin më i madh,” tha Elezi.

“Kemi dy probleme dhe një të vërtetë: Presidentja ka bërë një deklaratë në një çështje tejet të ndjeshme të sigurisë kombëtare, dhe nuk kemi parë asnjë veprim nga organet përgjegjëse për ta hetuar këtë dyshim. Ose Presidentja ka bërë një deklarim të rremë dhe ka kryer vepër penale, ose kemi të bëjmë me mosreagim të institucioneve përkatëse, që gjithashtu është vepër penale. Në të dyja rastet, kemi të bëjmë me cenim të rëndë të rendit dhe ligjit,” shtoi ai.


Bedri Elezi për vrasjet e fundit në Kosovë: Pa veprime konkrete, po rrezikohet siguria publike

Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi në ”Clcik” të RTV21 në RTV21 ka komentuar vrasjet e fundit në Kosovë dhe gjendjen e sigurisë publike në vend.

Ai kritikoi punën e institucioneve të rendit dhe drejtësisë, duke theksuar se prioriteti i Policisë së Kosovës është përfitimi personal, e jo zgjidhja e rasteve kriminale.

Elezi ngriti shqetësime edhe për keqpërdorimet e detyrës zyrtare dhe ndikimin e individëve me pushtet joformal në sistemin e drejtësisë.

“Derisa nuk kemi veprime konkrete nga Prokuroria dhe Gjykata për t’i bindur qytetarët se kemi vullnet ta gjejmë fajtorin, atëherë kemi bërë veprime që cenojnë sigurinë publike të Kosovës. Një ndër problemet më serioze në Kosovë është keqpërdorimi i detyrës zyrtare. Problemi tjetër janë kërcënimet nga persona që kanë një lloj pushteti joformal”, tha tutje Elezi.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button