Akuzohen dy shqiptarë, fusnin drogë në Kosovë

Të akuzuarve i janë  gjetur 39 kg substancë narkotike

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamentit për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve GJ.K dhe K.Z. që të dy shtetas e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analog.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit GJ.K dhe K.Z. me datën 22.10.2016, pa autorizim kanë ndërmjetësuar transportin e dërgesës të substancës psikotropike të llojit marihuanë, me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, në atë mënyrë që A.M, Gj.K. dhe K.Z. janë nisur në drejtim të kufirit Kosovë-Shqipëri për të sjellë dërgesën në Kosovë prej 39 kilogramëve dhe 0.35 gramëve substance psikotropike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së shtetit.

Sipas këtij njoftimi, të akuzuarit Gj.K dhe K.Z. duke komunikuar dhe koordinuar me të akuzuarin A.M. kanë futur dërgesën e marihuanës nga Shqipëria në Kosovë. “Pas intervenimit të Policisë së Kosovës, të akuzuarve i janë gjetur 60 paketime të mbështjella me substancë psikotropike të llojit marihuanë dhe një qese me ngjyrë të zezë, po ashtu të mbushur me substancë psikotropike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 39 kilogramëve dhe 0.35 gramëve”, thuhet më tutje.

Ndërsa, ndaj të akuzuarit A.M. Prokuroria ka ngritur më herët aktakuzë për veprën e njëjtë./21Media

Back to top button