Al Nassri në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të Arabisë Saudite, Ronaldo përsëri nuk e gjen golin

Cristiano Ronaldo ende nuk ka arritur ta gjejë golin e tij të parë në stadiumin “Mrsool Park”, pasi që dështoi të shënojë sot në fitoren 3:1 të skuadrës së tij, Al Nassrit kundër Abhas në çerekfinalen e Kupës së Mbretit të Arabisë Saudite.

Ronaldo ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshjet e tij të para që prej se iu bashkua Al Nassrit në muajin janar.

Por, të gjithë këta gola që Ronaldo i ka shënuar kanë qenë kur Al Nassri ka zhvilluar ndeshje si mysafirë, dhe jo si vendas.

Al Nassri regjistroi fitore solide sot pa ndonjë kontribut në gola nga superylli portugez.

Golat nga Sami Al-Najei, Abudallah Al-Khalibari dhe Mohammed Maran ishin të mjaftueshëm që Al Nassri të vazhdojë në gjysmëfinale të këtij turneu, të cilin skuadra e Ronaldos nuk e ka fituar që nga viti 1990.

Ronaldo ishte qartësisht dëshironte me çdo kusht për të shënuar para tifozëve të tij vendas dhe ai rezultoi i frustruar në pjesën më të madhe të lojës.

38-vjeçari më vonë nuk mundi të fshihte zhgënjimin e tij, pasi u zëvendësua në minutën e 87’ të ndeshjes.

Back to top button