​Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Një alarm për mjet të dyshimtë rreth orës 14:00 në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë ka rezultuar i rremë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes, ka thënë Ahmeti.

Back to top button