Alarm në plazhin e Kunes, kanalizimi derdhet drejt në det!

Një situatë shqetësuese është kapur në një prej plazheve më të frekuentuar të verës në Kune të Shëngjinit, Shqipëri. Siç shihet në pamje një gyp i madh i kanalizimit derdhet drejtpërdrejt në ujërat e detit, pikërisht aty ku pushuesit kërkojnë freski dhe relaksim.
Pamja ka ngritur shqetësim tek qytetarët, të cilët druajnë për ndikimin e mundshëm në shëndet dhe mjedis. Kjo situatë jo vetëm që rrezikon ndotjen e ujit detar, por edhe imazhin turistik të zonës, e cila çdo vit mirëpret mijëra pushues vendas dhe të huaj.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe përgjegjësi institucionale./21Media
View this post on Instagram