Alarm për bombë në 5 shkolla

Alarm për bombë në 5 shkolla në Shkup. Nga MPB-ja njoftojnë se  pesë shkolla të Shkupit kanë pranuar email kërcënues për vendosje të bombave në objektet e tyre.
“Sot në SPB-Shkup është raportuar se në adresat e emalit të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga efektivët e Policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për këtë rast”, thonë nga MPB-ja./TV21

Back to top button