Alarm për bombë në një shkollë të Fushë Kosovës

Policia sot ka pranuar në informatë që lidhet me dyshimet për një shpërthime të mundshëm në një shkollë të Fushë Kosovës.
Lajmin për portalin RTV21 e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë-Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, deklaroi Ahmeti./21Media