Kaloni te përmbajtja kryesore

Alarm për mjet shpërthyes në një lokal në Klinë, policia zbulon se ishte i rremë

Njësitë policore janë mobilizuar dje rreth orës 18:41 pas marrjes së një informate për një mjet të dyshuar shpërthyes në një lokal në fshatin Dollc të Klinës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke u vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe për identifikimin e burimit të informimit të rremë

“Dollc, Klinë 19.07.2025-18:41. Pas pranimit të një informate për mjet të dyshuar shpërthyes në një lokal, njësit policor kanë dal në vendin e ngjarjes, kanë larguar të gjithë personat dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes. Njësitë EOD dhe K-9 kanë kontrolluar lokalin, me ç’rast nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button