Alban Beqiri në gjysmëfinale të Botërorit të Boksit
Shqipëria do të ketë shansin të luajë për një medalje të madhe në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd.
Alban Beqiri, sportisti që po garon në peshën 61-71 kg ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit duke mposhtur në çerekfinale rivalin nga Jordania, Zejad Eashash.
Bokseri shqiptar triumfoi me rezultatin 4-1 në këtë takim duke bindur anëtarët e jurisë që i dhanë fitoren (30:27, 30:27, 29:28 dhe 29:28), ndërsa vetëm njëri prej tyre votoi në favor të Eashashit (29:28).
Për Beqirin kjo ishte fitorja e katërt në Botërorin e Beogradit ku deri tani ka eliminuar 4 rivalë bashkë me atë jordanez sonte.
Në raundin e parë mposhti kenianin Boniface Maina 5:0, në të dytin lituanin Saimonas Banys 5:0, ndërsa në të tretin boksierin nga Panamaja, Eduardo Chambers Beckford 4:1. Në gjysmëfinale Beqiri do të përballet me boksierin rus Vadim Musaev, një rival i forte por jo i pakalueshëm për luftëtarin tone kuqezi./oranews