Alban Ramosaj heq dorë nga muzika

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, u është drejtuar së fundmi fansave të tij me një letër publike.

Në këtë letër e cila është publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Ramosaj shkruan se po kërkon të gjejë qetësinë e shpirtit, mes rrëmujës së fundit të krijuar në botën e tij artistike.

Këngëtari ka thënë se ndjen përgjegjësi ndaj publikut, që t’i informojë ata mbi tërheqjen e tij.

Mirëpo, këngëtari i hitit “Theje” nuk ka lënë të kuptohet nëse largimi i tij është i përkohshëm, apo bëhet fjalë për një dorëheqje përfundimtare./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

Back to top button