Albanese zgjedhet kryeministër i Australisë

Udhëheqësi i Partisë Laburiste Australiane, Anthony Albanese është zgjedhur kryeministër i Australisë.
Me këtë rast laburisti, Scott Morrison me të mbërritur në selinë e partisë së tij e ka pranuar humbjen dhe e ka uruar Albanesen për fitoren.
”Kjo ka qenë një kohë e trazirave të mëdha. Është e rëndësishme që kombi ynë të shërohet nga përçarja”, e ka uruar Morrison, Albanesen.
Albanese shërbeu si ministër në qeverinë e mëparshme laburiste nën kryeministrat Kevin Rudd dhe Julia Gillard, përpara se të merrte drejtimin e laburistëve pas humbjes së fundit në zgjedhjet e partisë në 2019.
Në vend të një gare politikash, këto zgjedhje u fokusuan në karakterin e liderëve. Morrison ishte thellësisht i papëlqyer nga votuesit dhe dukej se e pranoi gjatë javës së fundit të fushatës se ai kishte qenë një “buldozer”. Prandaj ai edhe e ka uruar Albanesen.
Mirëpo, krahas kësaj laburistët mund të kenë nevojë për mbështetjen e të Gjelbërve dhe të pavarurve për të formuar qeverinë me 76 vende të nevojshme, sepse aktualisht i numërojnë vetëm 73 vende.
Albanese është lindur në Sydney. Ai është djali i Carlo Albanese dhe Maryanne Ellery. Nëna e tij ishte një australiane me origjinë irlandeze, ndërsa babai i tij ishte nga Barletta e Italisë, qytet në juglindje të Italisë ku jetojnë një pjesë e madhe e arbëreshëve. Në komunën e Apulias, në rajonin e së cilës bën pjesë edhe Barletta, në bazë të të dhënave aktuale, aty jetojnë 22,733 arbëreshë.
Gjithashtu, Albanese është një mbiemër italian që do të thotë “shqiptar” dhe iu referohet popullit arbëresh (italo-shqiptar) të Italisë së Jugut. Mbiemri është më i përdorur në Italinë jugore, por më i rrallë në vende të tjera të Italisë./21Media

Back to top button