Albërije Hadërgjonaj kërkon deri në 10 mijë euro për një dasmë

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka ndryshuar çmimin për këndim në dasma dhe ahengje familjare.
Ajo bashkë me orkestër kërkon deri në 10 mijë euro për të kënduar një natë.
“Jam shumë selektive sepse kam bërë çmime shumë më të larta. Edhe jo se janë shumë të larta për mendimin tim, por realisht më vjen shumë keq sepse ka shumë njerëz që duan të kenë Albërijen, por s’kanë mundësinë ta marrin. Unë tani me orkestër shkoj nga tetë deri në 10 mijë euro dhe për njerëzit është shumë për një dasmë. Por kam 30 vjet që jam lodhur për këtë ditë”, ka thënë Albërija në emisionin “Goca dhe gra”.
Tutje, ajo ka thënë se tani ka ardhur momenti, që të ketë më pak dasma dhe çmimet më të mira./21Media

 

Back to top button