Albert Maxhuni: Të largohen menjëherë kabllot elektrike nga sheshi i qytetit

Sonte gjatë debatit në RTV21 kandidati i Nismës Socialdemokrate Albert Maxhuni premtoi se nëse i fiton zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe vie në krye të Komunës së Vushtrrisë në mënyrë emërgjente do t’i largojë kabllot elektrike në sheshin e qytetit. Pasi që sipas tij është një pamje “skandaloze”.
Maxhuni premtoi po ashtu edhe ndërtimin e dy çerdheve në dy fshatra dhe një në qytet, 2 parqeve për fëmijë, ndërtimin e një stadiumi të madh dhe tha se do të punojë në mënyrë që të bëhet mirëmbajtja e lumenjve.

Në Vushtrri janë 71 mijë e 684 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për kryetar të Vushtrrisë janë shtatë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Mensut Ademi, Jeton Salihu është kandidat i pavarur, Kosova Demokratik Türk Partisi përfaqësohet nga Ergin Sunguri, nga Lëvizja Vetëvendosje është Arsim Rexhepi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës është Xhafer Tahiri, nga NISMA Socilademokrate Albert Maxhuni dhe nga Partia Demokratike e Kosovës është Ferit Idrizi.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor./21Media

Back to top button