Albin Tahiri feston ditëlindjen! Kjo është befasia nga kolegët

Sot skitari shqiptar, Albin Tahiri feston ditëlindjen 33-të.
Me rastin e ditëlindjes së tij, ekipa e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore – Pekin 2022, ia kanë bërë një befasi të këndshme.
Komiteti Olimpik i Kosovës e ka ndarë një video në Facebook, ku ekipa me ëmbëlsira dhe dhurata ia urojnë ditëlindjen Albinit.

Ndryshe, Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në LOD 2022.
Tahiri arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin.
Ai zuri vendin e 30-të. Në lëshimin e parë ishte i 37-ti.
Shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues./21Media

Back to top button