Albina feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi sot

Sot është ditë e shënuar për këngëtaren Albina Kelmendi. Artistja ka ditëlindjen dhe mbushi 23 vjet, shkruan rtv21.tv
Në ditën e saj të veçantë, Albina po merr urime të shumta nga më të dashurit e saj e natyrisht edhe nga fansat.
Disa nga urimet, të shoqëruara me foto, këngëtarja i ka publikuar në Instastory.

Albina Kelmendi është lindur më 27 janar të vitit 1998 dhe është nga komuna e Pejës.
Disa nga hitet e saj ndër vite janë: “Shko”, “Prishtina”, në bashkëpunim e me Gold Ag, “Ta fali zemra”, në bashkëpunim me Taulant Bajraliun, “Hallakam”, në bashkëpunim me Labin etj.
Projekti i fundit i Albinës është “Pa mu”. Kënga është publikuar më 16 dhjetor 2021 dhe deri tani në Youtube ka 841 mijë e 879 klikime./21Media

Back to top button